Përmbytjet në Tiranë, Bogdani: Janë shpenzuar mln euro për kanalizime por pa rezultat, paratë shkuan në xhepat e qeverisë
Ish-deputeti i PD-së Gerti Bogdani ka reaguar në lidhje me përmbytjet në Tiranë si pasojë e reshjeve të shiut.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Bogdani shkruan se përmbytjet në Tiranë, janë kthyer një problem konstant jo vëtëm në periferi, por edhe në qendër të kryeqytetit.
Ai thotë se administrata ka shpenzuar miliona euro për kanalizimet e Tiranës, por pa rezultat pasi rrjeti i kanalizimeve është i amortizuar.
Postimi i plotë:
Dy pika shiu dhe Tirana permbytet!!!
Permbytjet nga shiu ne Tirane jane bere problem konstant, jo vetem ne periferi por edhe ne qender! Kjo eshte vetem nje pamje e vogel, por te tilla jane pafund sot ne Tirane!!!Ndaj, per kete administrate te qytetit ka vend shprehja qe mbytet me nje pike uje!!
Rrjeti i kanalizimeve te qytetit eshte tejet i amortizuar!!! Kjo administrate ka shpenzuar me miliona euro per ujesjelles kanalizimet e Tiranes, por pa rezultat, sepse nje pjese e mire duket qarte qe ka shkuar ne xhepat e tyre dhe jo ne permiresimin e rrjetit, kjo del ne pah sa here bie pak shi ne qytet!!! Nderkohe nje pjese tjeter e ketyre parave ka shkuar per te punesuar bashkeshortet e miqve te kryetarit, atyre qe i bejne fresk kryetarit!!!
Jo vetem kaq, por ndertimi pa kriter dhe nderhyrja pa plan te mirefillte ne infrastrukture, mbipopullimi me pallate ne nje rrjet te vjeteruar, sjellin keto permbytje sa here qe bie shi ne Tirane!
Ndaj Tirana ka nevoje per nje administrim me te mire, qe nuk mendon vec te jape leje pallatesh, por qe punon per te permiresuar qytetin. Sidomos infrastrukturen!!! Qe nuk i ben parate e rrush, kumbulla dhe rryshfete, por qe punon me plan konkret dhe afatgjate!!!
