Rama njofton vendimin, ja kujt do i kushtohet nesër ora e parë e mësimit në shkolla
Ditën e nesërme, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës do t’i kushtohet Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ky vendim është marrë sot nga qeveria, ndërsa është njoftuar nga Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale.
Nesër, më 10 qershor shënohen 144 vite nga ngjarja më e rëndësishme e historisë së shqiptarëve.
“Nesër, 10 qershor, kur bëhen plot 144 vjet nga Lidhja e Prizrenit, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat andej e këtej bjeshkëve do t’i kushtohet pikërisht asaj ditës dhe historisë së asaj lidhjeje të pavdekshme shqiptare”, shkruan Rama.
Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar, politike dhe ushtarake që prej periudhës së Skënderbeut. Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë.
Më 10 qershor 1878 në Prizren të Kosovës, Kuvendi hapi dyert për të pritur delegatët, të cilët do të vinin nga të katërt Vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës
