Sekuestrohet sasi municioni dhe kanabis brenda stanit në Himarë, në pranga 26-vjeçari
Një sasi municioni luftarak, disa fidanë të dyshuar narkotikë dhe kanabis sativa, janë sekuestruar ditën e sotme në Himarë.
Policia bën me dije se si rezultat i kontrolleve të imtësishme të territorit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në fshatin Nivicë, në stanin e shtetasit A. M., kanë gjetur 100 fishekë, 2 granata, si dhe disa fidanë të kultivuar në vazo, të dyshuar narkotikë kanabis sativa.
Si rezultat është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi A. M., 26 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Himarë, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit ".
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe të çdo paligjshmërie tjetër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, si rezultat i kontrolleve të imtësishme të territorit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në fshatin Nivicë, në stanin e shtetasit A. M., kanë gjetur 100 fishekë, 2 granata, si dhe disa fidanë të kultivuar në vazo, të dyshuar narkotikë cannabis sattiva.”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
