I shpallur në kërkim për plagosje me dashje, në pranga 24-vjeçari në Tepelenë, i dënuar me 2 vite burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2022, 15:50
Endri Kokona, 24-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte plagosur me thikë një person, pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia bën me dijë se Kokona është dënuar nga Gjykata e Apelit, me 2 vite burg nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 7 muaj burgim.
Ai akuzohet për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".
“Në datën 04.07.2020, pas një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin L. I. “- njofton policia.
Materialet në ngarkim të shtetasit Endri Kokona i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
