Tiranë/ Babai denoncon zhdukjen e djalit, tjetri ishte në arrest shtëpie por shëtiste me kokainë në xhep

Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një 34 vjeçari pasi babai i tij denoncoi se ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

Denoncimi i 59 vjeçarit  S.C është bërë dje  (8 qershor 2022). Policia informon se ka nisur punën gjetjen e 34 vjecarit me inicialet S.C.

Ndërkohë dy shtetas janë vënë në prangat e policisë.

Njëri prej tyre, Julian Kotori, 29 vjeç, banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi E. F., 40 vjeç.  Ky shtetas kishte shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata si dhe në momentin kur u kap ju gjet një sasi  lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë", njofton policia.