Dy shtëpi digjen nga rrufeja, në Shkodër vdes 50-vjeçari
Një banesë është përfshirë nga flakët sot në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi të Madhe.
Sipas të dhënave, zjarri ka ardhur si pasojë e një rrufeje dhe është përhapur me shpejtësi në banesën në pronësi të P. Ç. 63 vjeç.
Për pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi Arben Ivanaj, 51 vjeç, banues i këtij fshati që po qëndronte në këtë banesë.
"Dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesë" informon policia e Shkodrëse
51 vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Ndërkohë rreth orës 15:25, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit J. A.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


