Manastirliu ‘flakë për flakë’ me Berishën: Po mbytesh në burgun e hipokrizisë tënde. Spitalet i ktheve në kioska ku shiteshin pizhame

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, i është kthyer ‘flakë për flakë’ ish-kryeministri Sali Berisha, pasi ky i fundit e akuzoi  se ka bërë tendera sekret në kulmin e pandemisë, ndërsa i kërkoi të japë dorëheqjen.

Manastirliu e ka konsideruar Berishën hipokrit, duke i thënë se gjatë qeverisjes së tij nuk bëri asnjë qendër shëndetësore dhe asnjë ambulancë.

Manastarliu i tha Berishës se nuk i shkon  të flasë për shëndetësinë dhe për menaxhimin e pandemisë.

Ogerta Manastirliu: Çfarë hipokrizie, po mbytesh në burgun e hipokrizisë tënde. Kur flet ti për shëndetësinë që në 8 vite të qeverisjes tënde nuk bërë një qendër shëndetësore, nuk bërë një ambulancë, i bëre spitale kioska ku shiteshin pizhame, i vure kolegëve të tu çimka. Para se të vish këtu dhe të flasësh për shëndetësinë dhe për vdekjen, ke për t’u përgjigjur për atë që tashmë je me damkë, me damkën e “Non Gratës” Kur të vish këtu dhe të flasësh për shëndetësinë, apo të marrësh nëpër gojë njerëz që janë të përkushtuar në punën e tyre, dhe po bëjnë ato që ti nuk i bëre. Prandaj jemi duke punuar dyfish duke bërë dhe ato që nuk bëre. A ka më të madhe hipokrizi të gëzosh për vdekjen. Vetëm ty të gëzon vdekja. Nuk të bën përshtypje vdekja, ashtu siç  nuk të kanë bërë vdekjet në Gërdec. TI je hipokrit dhe nuk të  shkon të flasësh për shëndetësinë dhe aq më tepër të flasësh për menaxhimin e pandemisë. Ajo që të vret ty Sali janë faktet dhe e vërteta.