Vazhdon “paqja” mes Metës dhe Yuri Kim, ambasadorja e fton në darkë speciale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2022, 15:38
Presidenti i vendit ilir Meta është takuar me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim në një aktivitet në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.
“Si pjesë e kremtimit tonë të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim pati nderin të ftonte të gjithë Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë që nga viti 1991 për një darkë speciale në Ryerson House: Gëzuar, edhe njëqind!” – shkruan ambasada e SHBA-ve.
Ky është takimi i dytë mes Metës dhe Yuri Kim pas një viti me fërkime dhe deklaratash sidomos në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

