Berisha- Manastirliut: Duhet të kishe dhënë dorëheqjen, në kulmin e pandemisë ke bërë tendera sekrete. Vendin e ke te Dumanët
Ish-Kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij që ka mbajtur në Kuvend, I është drejtuar Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke i thënë se duhet të kishte dhënë me kohë dorëheqjen, pasi në vendin tonë për shkak të Covid-19, janë regjistruar 20 mijë viktima.
Ai ka hedhur akuza ndaj Manastirliut duke thënë se në kohën e pandemisë ka bërë tendera sekrete.
Sali Berisha: Ky parlament do të mbetet famëzi në historinë e Shqipërisë sepse me votën e pseudo mazhorancës së tij, vulosi në mënyrën antidemokratike, dorëzimin për herë të parë pas 31 viteve të të gjitha pushteteve, një partie të vetme një lloj si në Bjellorusinë e Lukashenkos.
Çmimet janë rritur më shumë se në çdo vend tjerër të europës, dhe zgjidhja e vetme është zgjidhja komuniste e bordve që u pinë gjakun konsumatorëve shqiptarë, ndërsa në vendet të tjera ka zgjidhje të tjera. Si ka mundësi që ngrihet ministri dhe të thotë se fermerët po eksportojnë. Jam këtu të ju bëjë thirrje shqiptarë të ngrihemi. Siç kanë këta mungesë totale ndjeshmërie ndaj dhimbjevee tuaja, nuk mund të kemi ne ndaj këtyre akteve që po kryhen ndaj shqiptarëve. Qesh kjo mbrapa, paçka se vendi ka regjistruar 20 mijë viktima. Nuk qeshet zonjë, duhet të kishe dhënë dorëheqjen pot ë kishe integritetin njerëzor. Duhet të kishe shkuar të dumanët, aty ku e ke vendin, se ke bërë tendera sekrete në kulmin e pandemisë.
