“Si e katandisët veten kështu?”, Ahmetaj në mbrojtje të Manastirliut: Ata që janë vrarë nga Berisha, janë më shumë sesa nga pandemia
Maxhoranca ka reaguar ashpër nga deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se Ministrja Ogerta Manastirliu duhet të japë dorëheqjen, pasi sipas tij kjo e fundit nuk ka bërë menaxhimin mirë të pandemisë.
Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj i është drejtuar deputetëve të PD-së i pyeti se “pse u katandisët kështu”, ndërsa për Berishën tha se ka vrarë në mënyrë direkte e indirekte më shumë persona se sa ka marrë Zoti dhe pandemia.
Arben Ahmetaj: Si e katandistët veten kështu mor burrë? Ky njeriu që foli përpara këtu, është njeriut që po t’I numëroni ata që janë vrarë direkt dhe indirekt prej tij, bëhen më shumë se sa ka marrë Zoti dhe pandemia. 3 mijë kanë humbur jetën vetëm në ’97, pastaj shto e shto gjatë viteve, dhe më pas ju vjen keq kur ju them pse jeni katandisur kështu. Vjen dhe diskuton për vdekjet dhe për ‘Open Balkan. Ajo që Lavrov tha është cinizëm politik dhe provokim për të dëmtuar Open Balkan. Qeshni sa të doni, kush nuk e di thelbin se ça është Open Balkan, nuk e di. Po t’i merrni historikisht veprimet e këtij njeriu përpara kanë qenë kundër. Fjalët janë të tjera, veprat janë të tjerat. Open Balkan është gjëja më e mirë që i ndodh Balkanit. Është teori ekonomike dhe politike. Ditën që kufijtë hapen për të 4 liritë janë qytetarët që përfitojnë.
