Ura Velipojë - Ulqin, opozita kundër, Rama: Në shkurt 2023 nisin punimet

Opozita nuk është optimisti që ndërtimi i Urës mbi Lumin e Bunës do t’i shërbejë zhvillimit të kryeqëndres së Veriut, përkundrazi sipas saj, do të izolojë Shkodrën. Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama e pranon që çmimi i naftës është më i larti në rajon por nuk jep llogari se si shpenzohet paratë që mblidhen nga taksat e hidrokarbureve që paguajnë qytetarët.

Tirane- Ura mbi lumin e Bunës që do të lidhë Velipojën me Ulqinin, sipas opozitës, projekti i prezantuar nga Edi Rama dhe homologu i tij malazez Dritan Abazoviç në Ohër,  do të izolojë Shkodrën.
Argumentat e deputetëve të pakicës, jo vetëm që nuk i ndryshuan mendjen kryeministrit Rama por ai tregoi edhe datën se kur do nisin punimet në terren.

Edi Rama: "Shkurtin e ardhshëm atje. Mjafton 1 km urë për të evituar mbi 70 km kapje veshi mbrapsht për dalje nga një anë në tjetrën."

Jorida Tabaku: Ura e Bunës është një projekt i cili e lë komplet Shkodrën jashtë vëmëndjes, heq gjithë atraksionet e Shkodrës dhe bën të mundur që të dal, sigurisht çdo gjë e Shkodrës në plan të dytë. Ndërkohë që në plan të parë vendosen çdo gjë e Malit të Zi"

Perplasja per bordet

Bordet e ngritura për kontrollin e çmimeve të produkteve ushqimore dhe atyre të hidrokarbureve nuk kanë arritur të ndihmojnë qytetarët pasi çmimi i naftës vijon të mbetet më i larti në rajon, këtë e pranoi edhe vetë shefi i mazhorancës.

Edi Rama: Ne jemi ekonomi tregu dhe unë jam dakord që ai bord është komunist, por është aty se është në një moment shumë jashtë normales. Është e vërtetë që kemi çmim më lartë në rajon të karburantit.

Sali Berisha: Një bastard i bllokmenëve hoxhistë e konfirmoi këtu se me këtë metodë komuniste ka gjetur shpëtimin 

Demokratja Jorida Tabaku i kërkoi llogari qeverisë se ku shkojnë paratë e mbledhura nga taksat e naftës, pyetje që mbeti pa përgjigje nga kabineti qeveritar.

Jorida Tabaku:"Eshtë vendosur taksë qarkullimi 60% e çmimit sot për karburantin. Wshtë 60% e çmimit e cila duhet të shkonte në mirëmbajtje të rrugëve. 200 milion euro shtesë ku shkojnë sot? Asnjë lek shtetë nuk shkon në mirëmbajtjen e rrugëve.

Një kërkesë të çuditshme bëri Rama në Parlament, duke i kërkuar ndihmën e opozitës që të ekzekutivi i tij mos kishte fatin e njëjtë me qeverinë bullgare.

"Dje ra qeveria bullgare atje. Këtu do vijë dita nuk do të jetë çështja sa kushton por ku e gjen. Nëse keni ide na i thoni.  

Kërkesa e Berishës për të marrë fjalën për procedurë në Parlament shkaktoi përplasje mes ish kryeministrit dhe Edi Ramës. Shefi i mazhorancës, mori kontrollin e drejtimit të seancës, ndërsa Nikolla nuk arriti të bënte arbitrin para kryetarit të saj, duke ja mohuar Sali Berishës të drejtën e fjalës pasi sipas kryeministrit parardhësi i tij është i padëshiruar dhe non grata.

Ura Velipojë - Ulqin, opozita kundër, Rama: Në shkurt 2023 nisin