Ministria e Jashtme greke nxjerr 16 harta: Turqia po shkel të drejtën ndërkombëtare të detit

Ministria e Jashtme greke ka publikuar 16 harta lidhur me atë që e quan si revizionizmin turk, që përshkruajnë, sipas Greqisë, në mënyrë të pakundërshtueshme veprimet dhe pretendimet e njëanshme turke.

Hartat fillojnë në mënyrë kronologjike me status quo-në e parashikuar në Traktatet e Lozanës (1923) dhe Parisit (1947).

“Pretendimet turke paraqiten më pas, duke filluar me licencimin e paligjshëm të kompanisë shtetërore turke të naftës (TPAO) për eksplorimin e fushave të naftës në zonat e shelfit kontinental grek në Egjeun e Veriut në 1973, dhe duke vazhduar me përpjekjen për të uzurpuar përgjegjësinë e Greqisë për kërkimin dhe shërbimet e shpëtimit në gjysmën e Egjeut në vitet 1980, teoria e "zonës gri" në vitet 1990, përshkallëzimi i mëtejshëm me dhënien e licencave të reja në Mesdheun Lindor, miratimi i "Atdheut Blu" si një doktrinë zyrtare, "Memorandumi Turko-Libian”, duke arritur deri në teorinë turke të statusit të çmilitarizimit të ishujve të Egjeut.”shkruan ministria greke.

Hartat e sipërpërmendura dokumentojnë, sipas autyoriteteve greke, shtrirjen e revizionizmit turk për të përmbysur status quo-në, duke shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare të detit dhe duke kërcënuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin.