Kosova, në "Open Balkan" me kushte. Ish-kryeministri Hoti: Trump na premtoi se do ishim të barabartë në nismë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020, Administrata Trump i kishte bërë thirrje Prishtinës që të bëhej pjesë e iniciativës "Ballkani i Hapur".

Hoti përmes një reagimi në rrjetin social Facebook shprehet se Uashingtoni i dha garanci Kosovës se do të trajtohej si e barabartë me pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që mund të përfshiheshin në nismën rajonale për bashkëpunim ekonomik.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Në terma praktik, parimi i parë nënkupton se Serbia detyrohet ta njohë Kosovën si subjekt shtetëror në marrëdhëniet rajonale në çdo aspekt sikurse të çdo vendi tjetër, pasi pjesëmarrja e palëve është në baza plotësisht të barabarta. Ndërkaq, parimi i dytë nënkupton se Serbia nuk mund të dominojë tregun rajonal kur të gjitha vendet e rajonit marrin pjesë në këtë nismë," tha Hoti.

Ish-kreu i qeverisë i referohet takimit që ai dhe presidenti Aleksandër Vuçiç patën në zyrën ovale të presidentit të atëhershëm Donald Trump.

Megjithatë edhe pse deputeti i LDK-së shprehet po anëtarësimit në "Open Balkan", megjithëse me disa kushte, për të nismat rajonale janë të përkohshme, sepse aspirata kryesore e gjashtë vendeve është Bashkimi Evropian.

Kosova refuzon të bëhet pjesë e "Open Balkan" për të cilën thotë se i hap dritën jeshile hegjemonisë serbe në vendet e tjera të rajonit.