Hagë, Thaçit dhe Veselit u vazhdohet paraburgimi

Gjykata Speciale ka vendosur që ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli tu vazhdohet paraburgimi në Hagë.

Vendimi u mor më 26 maj por ditën e djeshme është publikuar në faqën zyrtare të tyre

Me këtë rast, gjyqtari francez i procedurës paraprake ka urdhëruar që mbrojtja të dërgojë parashtresat e saja në lidhje me shqyrtimin tjetër të paraburgimit deri më 29 qershor, teksa Prokurorisë i është dhënë afat që këtë ta bëjë deri më 6 korrik.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020.

Aktakuza ndaj tyre është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.