Atentat: Plumb në fytyrë Mariglen Hakës, anëtari i bandës së Niklës
Marglen Haka, një emër i njohur për policinë si anëtar i bandës së ashtuquajtur të Niklës, ishte objektiv i një atentati me armë.
Ai po udhëtonte me makinën e tij në këtë rrugë pranë kryqëzimit të fshatit , kur ra në pritë.
Autori po ecte në këmbë kur e qëlloi.
Një plumb e kapi Marglen Hakën, në fytyrë në pjesën e nofullës duke e lënë të plagosur.
Pamjet në vendngjarje tregojnë për një sulm me breshëri.
Plumba përfunduan dhe në një biznes aty pranë duke rrezikuar viktima aksidentale.
Haka, rreth 31-vjeçar u soll në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar për plagën.
Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po ruhet me polici tek dera.
Në vijim pritet të merret në pyetje nëse e pa kush tentoi ta vrasë?
Krahas veprimeve në vendngjarje, efektivët e policisë ushtruan kontrolle në kërkim të autorit të atentatit, por deri më tani pa rezultat.
Marglen Haka, është një personazh i njohur për policinë e Shtetit.
Mbrëmjen e 20 Shtatorit 2019 i bënë atentat me rreth 85 plumba në derë të banesës në fshatin zezë të Krujës.
Ai mbeti I plagosur rëndë dhe halla e tij 50-vjeçare Shpresa Basha viktimë e sulmit.
Në atë kohë Prokuroria dyshonte se atentati mund të ishte kryer nga vrasës me pagesë.
Ai ka qenë disa herë i arrestuar për vepra të rënda penale.
Në vitin 2018, Marglen Haka ishte të ashtuquajturve të fortë të arrestuar nga Forcat RENEA gjatë një aksioni në fshatin Nikël, që atë kohë konsiderohej strehë e personave me rekorde kriminale.


