Kavajë/ Tritol makinës së policit, Opeli shpërthen në flakë

Një makinë e një punonjësi policie në Kavajë ka shpërthyer në flakë.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë tregut industrial, ndërsa makina ka qenë e parkuar brenda garazhdit, në momentin që ka marrë flakë.

Makina tip "Opel" në pronësi të shtetasit Lulëzim Muça,me detyrë, Inspektor tek Qarkullimi Rrugor, Kavajë ka shpërthyer rreth orës 22:50 minuta të 7 qershorit në parkingun e një pallati.

"Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer nga lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale' informoi policia në mbrëmje vonë. 

Kavajë/ Tritol makinës së policit, Opeli shpërthen në

E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa policia dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.