Pas angazhimit të Turqisë për korridorin e grurit, Ministri i Jashtëm rus viziton sot Ankaranë. A do ta shmangë Turqia krizën globale ushqimore?

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov do të vizitojë Turqinë gjatë ditës së sotme.

Vizita do të zhvillohet në kuadër të bisedimeve që përfshijnë krjimin e një korridori në Detin e Zi për të lejuar drithin ukrainas të hyjë në tregjet botërore, ndërkohë që çmimet e artikujve ushqimorë po rriten në të gjithë botën.

Një marrëveshje e tillë sipas Ankarasë do të shmangte një konflikt të mundshëm mes Rusisë dhe NATO-s, duke pasur parasysh praninë e fortë detare të Rusisë në Detin e Zi.

Turqia është treguar e gatshme duke ndërmjetësuar mes palëve të përfshira në konflikt duke "ofruar" kanalin e Bosforit si një korridor të sigurt për të nxjerrë drithin nga Ukraina.

Pavarësisht dakordësimit që ka treguar Rusia, analistët janë skeptikë pasi mendojnë se Rusia po e shfrytëzon krizën ushqimore për interesat e veta.

Nëse plani dështon dhe gruri mbetet i bllokuar, Ankaraja do të përballet me presion të shtuar për tu dhënë luftëanijeve të NATO-s hyrje në Detin e Zi, përmes Ngushticës së Bosforit.

"Ligjërisht kanali i Bosforit është i mbyllur për luftanijet e të dyja palëve ndërluftuese; Ukrainës dhe Rusisë. Turqia u ka kërkuar me dashamirësi vendeve të tjera të mos dërgojnë asnjë luftanije, por do të vijë një moment që Turqisë do ti paraqitet nëj kërkesë nga NATo ose nga ndonjë anëtare e saj për të dërguar luftanie në luftë," thotë Serhat Guvenc nga Universiteti Kadir Has.

Megjthatë analistët thonë e Turqia është e vendosur të parandalojë hyrjen e protagonistëve të rinj në Detin e Zi dhe zgjerimin e luftës.

Mustafa Aydin nga Këshilli i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Turqisë shprehet se Turqia nuk dëshiron të shohë një përshkallëzim të situatës së pasigurisë me përfshrijen e forcave të NATO-s. Kjo do të krijonte një situatë të rrezikshe për sigurinë turke dhe atë rajonale.

Ankaraja është e vetëdijshme për dëshirën e Moskës për të mbajtur të mbyllur Bosforin për anijet e NATO-s. Një gjë e tillë i jep Turiqsë një epërsi të fortë ndaj bisedimeve me Rusinë, raporton VOA.