35-vjeçarja shqiptare u gjet e vrarë në Itali, flet kunata: Shteti të gjejë vrasësin, trupin do ta sjellim në Shqipëri

Kunata e 35-vjeçares së vrarë në Itali, Nevila Pjetri, së fundmi ka dhënë një deklaratë për mediat.

Ajo thotë se janë të tronditur nga ngjarja ndërsa shton se lajmin e kanë marrë vesh nga bashkëshorti i së ndjerës.

Nusja e vëllait Sofia thotë se Nevila ishte e lumtur me jetën e saj, ndërsa shton se trupin do e sjellin në Shqipëri.

 “Shumë keq. Lajmin e mësova nga bashkëshorti i kunatës. E përjetuam shumë keq, nuk e besonim kurrë që asaj t’i ndodhte diçka e tillë. Dy ditë më parë kam folur me të dhe ishte shumë e lumtur. Nuk e di, kjo është katastrofë, është e pa pritshme. Do e sjellim Shqipëri trupin, nuk e lëmë dot aty. Ne kemi komunikuar me bashkëshortin e saj, ai është shumë i tronditur. Është  e pabesueshme se ajo doli si gjithmonë dhe nuk u kthye në shtëpi, se si ka qenë ngjarja nuk e di. Për probleme jo, ishte e lumtur me bashkëshortin e vet, se 1 vit ka që është martuar”, tha ajo.

Më tej ajo shton se viktima i ndihmonte edhe nga ana ekonomike.

 “Ne na ndihmonte kur kishim probleme, halle. Kjo ishte për mua si motër. Kam kaluar një tronditje të madhe, nuk rri dot as në shtëpi, ik sa andej këtej” tha kunata.

Ata kërkojnë që të gjendet autori i vrasjes.

 “Shtetit i kërkoj të gjendet vrasësi, dhe ndihmë për të sjellë trupin. Është zhdukur çdo gjë nga kunata edhe sendet që ka pasur me vete, nuk i gjendet as kara e identitetit, as çanta asgjë” tha kunata.

Ajo ka mohuar lajmet se kunata e saj punonte si punonjëse seksi në Itali.

“Nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë që ka punuar kështu, unë e di në punë. Tani të vërtetën ajo e di dhe Zoti lart. Për gjithçka i jam mirënjohëse. Më është gjendur afër për sëmundje, për çdo gjë, për hallet të kam pasur më ka ndihmuar”, tha kunata.

Trupi i pajetë i gruas shqiptare, u gjet gjysmë i zhveshur, pranë një përroi në Parmignola, në kufirin midis Toscana dhe Liguria.