Rusia hedh poshtë akuzat për dhunë seksuale në Ukrainë: Nuk keni prova për to
Rusia i ka hedhur poshtë akuzat për akte të dhunës seksuale në Ukrainë.
Ditën e djeshme ishte mbledhja e rradhës e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ambasadori rus u largua nga seanca pasi vendi i tij u fajësua nga BE për një krizë globale ushqimore me pushtimin e saj në Ukrainë.
Por furnizimet globale nuk ishin ishin çështja e vetme që u diskutua në rendin e ditës në New York.
Ambasadori rus Vassily Nebenzia i kishte mohuar më parë pretendimet për dhunë seksuale të forcave ruse në Ukrainë. Ai pretendonte se për këtë nuk kishte asnjë provë nga vërejtjet e cituara nga AFP.
Por sipas zyrtares së lartë të OKB-së Pramila Patten akuza të tilla po shtohen gjithnjë e më shumë.
Që nga 3 qershori OKB-ja ka marrë raportime për mbi 124 akte të dhunës seksuale nga rusët në të gjithë Ukrainën.