Zelenski: Severdonetsku dhe Luhansku janë të vdekura, por ne nuk dorëzohemi
Presidenti ukrainas, Zelenski shprehet se forcat ukrainase vijojnë të luftojnë në Severdonjeck në rajonin e Luhanskut edhe pse rusët janë më të mobilizuar në lindje të Ukrainës.
Ai i konsideroi dy qytetet Severodonjeck dhe Luhansk si të vdekura.
"Ata janë më shumë në numër, janë më të fuqishëm, mirëpo ne kemi mundësi të luftojmë. Luftimet e ashpra shtëpi më shtëpi dhe bombardimet pa dallim të ushtrisë ruse, kanë kthyer Severodonjeckun dhe Lishianskun në qytete të vdekura," tha Zelenski.
Pushtimi i këtyre dy qyteteve do të shtinte në duart e rusëve të gjithë rajonin e Lluganskut në lindje.
Zelenski ka ngritur alarmin edhe te rajoni i Zaporizhjas i cili ka dalje në Detin Azov. Marrja e kontrollit të këtij qyteti do t’i mundësonte ushtrisë ruse që të arrinte më lehtë në qendër të Ukrainës.
Edhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka thënë se trupat ruse janë duke u forcuar në drejtim të Zaporizhjas. Disa pjesë të këtij rajoni tashmë kontrollohen nga Rusia.
Në Zaporizhja gjendet centrali më i madh bërthamor në Evropë.