Lufta në Ukrainë: Të plagosur, por të etur për t'u kthyer për të luftuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2022, 18:10
Në foto është Yuri, një ukrainas i cili ka humbur këmbën e tij, por jo vullnetin e tij për të luftuar.
Ai i mbijetoi një shpërthimi predhe.
"Unë isha në epiqendrën e asaj goditjeje", thotë ai nga shtrati i tij në spital në Dnipro të Ukrainës.
"Nëse do të ishte në dorën time, do të ngrihesha menjëherë dhe do të shkoja të luftoja. Jam shumë i mërzitur që djemtë e tjerë po luftojnë atje, dhe unë thjesht jam shtrirë këtu, në pamundësi për të ndihmuar," thotë ai.
Presidenti Zelensky tha javën e kaluar se deri në 100 ushtarë ukrainas po vdesin në luftime çdo ditë, me rreth 500 të tjerë të plagosur.
"Unë shoh pacientë me trauma të tmerrshme," thotë profesor Oleksandr Loskutov nga Akademia Kombëtare e Shkencave Mjekësore të Ukrainës./BBC/
