Vrasja e Nevilës në Itali, një 32-vjeçar nga Carrara po hetohet si i dyshuar për krimin

Një artizan 32-vjeçar nga Carrara ëhstë i dyshuar për vrasjen e Nevila Pjetrit, shqiptaren 35-vjeçare të gjetur e vdekur në orët e para të së dielës përgjatë bregut të përroit Parmignola në Marinella di Sarzana.

Ai është duke u hetuar zyrtarisht për vrasje me paramendim pas një marrje në pyetje të gjatë nga karabinierët e njësisë hetimore të La Spezia-s.

Masa për të – thuhet në shënimin zyrtar nga karabinierët e La Spezias – erdhi në përfundim të gjetjeve të mbledhura gjatë hetimeve të para. Historia është ende në fazën e hetimeve paraprake.

Ndërkohë vijojnë hetimet nga Karabinierët dhe Policia për vrasjen e dytë për të cilën po hetohet për çdo pikë kontakti me vrasjen e parë.

Karabinierët e Sarzanës, të angazhuar në hetimet për vrasjen e Nevila Pjetrit, kanë gjetur mbrëmë trupin e një burri me shenja të dukshme sulmi.

Zona ku u gjet trupi i dytë nga policia e komisariatit të La Spezia-s është e njëjta zonë ku u gjet trupi i Nevila Pjetrit, në periferi të Sarzanës.

Trupi i pajetë është i mbuluar dhe policia mjeko-ligjore është nisur për në vendngjarje me zjarrfikëse dhe mjekë.

Jo shumë larg karabinierët gjetën një makinë në të cilën u gjetën gjurmë gjaku.

Hetuesit, sipas asaj që kanë mësuar, nuk përjashtojnë një lidhje me vdekjen e gruas, e vrarë me gjasë me një të shtënë pistolete pas veshit të majtë.