E rëndë! Burri vret një grua brenda marketit dhe më pas vret dhe veten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2022, 21:38
Dy persona humbën jetën si pasojë e të shtënave brenda një marketi në Gjermani, konkretisht në Schwalmstadt.
Sipas raportit të policisë gjermane, të shtënat janë raportuar rreth orës 13:00, kurse motivi i të shtënave akoma nuk dihet.
Mediat gjermane, bëjnë me dije se një burrë ka vrarë një grua e më pas ka vrarë dhe veten.
Policia po merret me hetimin e ngjarjes.
