VIDEO shokuese, momenti kur një burrë hedh një grua në shinat e trenit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2022, 18:16
Një video tronditëse është publikuar nga mediat e huaja, ku një burrë kap dhe hedh një grua në shinat e metrosë
Mësohet se ngjarja ka ndodhur metronë e Bronx në Nju York, ku në video shihet momenti ku burri i paidentifikuar ka hedhur me dhunë gruan 52-vjeçare në shinat e metrosë.
Konkretisht sulmi ka ndodhur , në stacionin Jackson Avenue rreth orës 4:45 pasdite.
E rëndë! Vajza gjen prindërit të vdekur në shtëpi
7 Qershor, 17:58
Siç shihet burri, i veshur me një kapelë bejsbolli, iu afrua gruas nga pas, e kapi atë me të dy duart dhe e hodhi drejt shinave, tregon video.
Gruaja u përplas me betonin e përpara se të binte në shtratin e shinat të trenit, ku për fat të mirë në atë moment nuk po kalonte asnjë tren. Gruaja është ndihmuar nga kalimtarët për t’u ngriur.
Policia tha se nuk e ka kapur autorin.

