Harta e pushtimit të Ukrainës/ Vijon lufta pranë republikave separatiste Lugansk e Donjeck

Luftimet janë intensifikuar ndjeshëm në rajonin lindor të Ukrainës.

Edhe pse ende nuk disponojmë video të luftimeve, nëpër medie qarkullojnë vetëm pamjet e atyre që ngelen pas. Siç janë shtëpitë e bombarduara, apo mjetet ushtarake të shkatërruara.

Në 7 qershor, kjo është harta e pushtimit rus në Ukrainë.

Ajo sinjalizon zonat de facto të kontrolluara nga trupat e Moskës, siç është rajoni i Kersonit, i pushtuar i gjithi pa shumë rezistencë nga ana e forcave të Kievit.

E të njëjtin fat kanë pësuar edhe fqinjët e këtij rajoni.

Në Zaporizhja, një rajon i industrializuar, ku gjendet edhe centrali bërthamor më i madh në kontinentin evropian është pothuajse i pushtuar nga forcat ruse.

Të paktën zona jugore e këtij rajoni, e cila të nxjerr në Detin Azov.

Në të djathtë të Zaporizhjas më në lindje ndodhet Mariopuli i cili po ashtu ka portin kyç në Azov.

Edhe ky rajon ra në duart e rusëve pas një rezistence disa javore në një fabrikë çeliku në Azovstal, ka forcat ukrainase. 

E ndërsa Moska pretendon se i ka pushtuar tashmë këto rajone, për të cilat mund të kërkohet së shpejti ndonjë referendum si në rastin e Krimesë, përqendrimi i ofensivës ruse është në rajonet Donjeck dhe Lluganks, të cilat formojnë të gjithë Donbasin.

Në Llugansk, rusët kanë kapur pothuajse të gjithë qytetet e këtij rajoni.

Rezistenca ukrainase e ka ndalur pushtimin total në Severodonjeck dhe Lishiansk i cili do t’u mundësonte rusëve shtënien në dorë të të gjithë rajonit, ku gjendet edhe e ashtuquajtura republikë e Luganskut.

Ndërsa në rajonin e Donjeckut, rusët vijojnë të mbajnë nën kontroll republikën separatiste dhe pak territore pranë saj.

Një tjetër rajon i pushtuar është edhe Iziumi, zona lindore e  qytetit të dytë më të madh ukrainas Karkiv.