Tmerrohet 23-vjeçarja, celulari i saj shpërthen në flakë dhe i djeg flokët, kërkon shpërblim nga Samsung

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Angli ku si pasojë e shpërthimit të një telefoni një grua ka pësuar djegie të shkallës së tretë.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se një grua u zgjua në mëngjes dhe vuri re flokët e saj që kishin marrë flakë, ndërsa pretendon se Samsung Galaxy S22 Ultra i saj shpërtheu dhe i vuri flakën komodinës pranë shtratit.

Gruaja e përshkroi tmerrin që kishte kaluar dhe pretendoi se smartfoni i saj Samsung shpërtheu në flakë duke i vënë zjarrin flokëve teksa flinte.

E tronditur Kyomi Kershaw, 23 vjeç, nga Wakefield, West Yorkshire, u zgjua në orën 4.30 të mëngjesit, ndërsa flokët, jastëku dhe komedina ishin  përfshirë nga flakët.

Pretendimet e zonjës janë që telefonoi i saj i markës Samsung Galaxy S22 Ultra, i cili nuk ishte duke karikuar në atë kohë, kishte shpërthyer në flakë.

Ka qenë vetë e reja që e ka bërë me dije lajmin në rrjetet sociale, ndërsa ka shtuar se është në kontakt me gjigantin e teknologjisë Samsung, ku dhe do i kërkoj kompensim për dëmin që i ka shkaktuar telefoni. për të kërkuar kompensim për dëmin që ajo pretendoi se ishte shkaktuar nga telefoni.

Në rrjetin e saj social ajo shkroi: “Çfarë mëngjesi i pazakontë, u zgjova në 4.30, flokët e mi ishin në zjarr, komedina dhe jastëku."