E rëndë! Vajza gjen prindërit të vdekur në shtëpi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Dhramës në zonën veri-lindore të Greqisë, ku një çift të moshuarish janë gjetur të pajetë në banesë.

Mësohet se ka qenë e bija që i ka gjetur të vdekur prindërit brenda shtëpisë.

Sipas medieve lokale dyshohet se gruaja 65-vjeçare është vrarë nga i shoqi, i cili më pas ka kryer vetëvrasje, shkruan protothem.gr.

Megjithatë pritet që pista e vrasjes të konfirmohet nga autoritete e policisë helene.