BE-ja arrin marrëveshjen për përdorim të një kablloje standarde të karikimit celular
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe ligjvënësit kanë rënë dakord të mandatojnë një formë standarte të karikimit celular për telefonat celularë, tabletët dhe kamerat, si një goditje për gjigantin e teknologjisë Apple.
Marrëveshja e së martës, e para botërore, do të thotë se nga fundi i vitit 2024, shumica e pajisjeve do kenë një kabull karikimi USB-C. Ai nuk do të zbatohet për produktet e lëshuara përpara hyrjes në fuqi të rregullave të reja.
BE beson se një kabllo standarde për të gjitha pajisjet do të shkurtojë ndjeshëm mijëra tonë mbetje elektronike.
Përdoruesit e telefonave iPhone dhe Android janë ankuar prej kohësh se duhet të përdorin karikues të ndryshëm për pajisjet e tyre. I pari ngarkohet nga një kabllo Lightning ndërsa pajisjet me bazë Android mundësohen duke përdorur lidhës USB-C.
Gjysma e karikuesve të shitur me telefona celularë në vitin 2018 kishin një lidhës USB-B, ndërsa 29 përqind kishin një lidhës USB-C dhe 21 përqind një lidhës Lightning, sipas një studimi të vitit 2019 nga Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së.
