Ëndrra e parealizuar! Vajza në Ukrainë shkon në shkollën e rrënuar me fustanin e diplomimit

Një foto është bërë virale në rrjetet sociale, ku një vajzë ka veshur fustanin që kishte menduar të vishte për diplomim dhe ka shkuar në shkollën e rrënuar në Kiev të Ukrainës.

Bëhet fjalë për 16-vjeçaren Valerie e cila deri në shkurt ëndërronte të diplomohej. Ajo kishte gjetur fustanin që do të vishte në kërcimin e saj të diplomimit (që do të mbahjt më 7 qershor) dhe kishte bërë plane për të ardhmen.

Por kjo gjë nuk u realizuar për shkak se shkolla është shkatërruar nga forcat ruse që sulmuan vendin më 24 shkurt.

Por vajza duket se nuk e ka harruar këtë ditë. Ajo ka veshur fustanin, ngjyrë të kuqe, është rregulluar dhe ka bërë foto në shkollën e rrënuar.

Në rrethana të tjera sot ajo do të festonte përfundimin e vitit shkollor me miqtë dhe shokët e klasës.