Parlamenti rus voton largimin nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2022, 16:57
Ligjvënësit rusë kanë votuar për të nxjerrë Moskën jashtë juridiksionit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut pas më shumë se 20 vjetësh si anëtare e Këshillit të Evropës.
Pas votimit, ligjvënësi rus Vyacheslav Volodin, tha se kjo gjykatë është kthyer në një instrument të betejës politike kundër Rusisë.
"Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut është kthyer në një instrument të betejës politike kundër vendit tonë në duart e politikanëve perëndimorë."
Disa nga vendimet e gjykatës “ishin në kundërshtim të drejtpërdrejtë me kushtetutën ruse, vlerat dhe traditat tona”, tha ai në deklaratë.
