Deklarata e Beyer, Bardhi: CDU nuk do të bashkëpunojë me Berishën, Babi Zenit e ka izoluar PD-në

Gazment Bardhi ka reagur pas deklaratave të raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU Peter Beyer, cili tha se për Berishën mban të njëjtin qëndrim si SHBA.

Bardhi shkruan se Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton, pasi ai e ka futur Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombëtarisht.

Bardhi: Babi Zenit duhet të kërkojë ndjesë që gënjeu demokratët që qëndrimi i Gunther Krichbaum është personal. Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU Peter Beyer konfirmon se nuk do të ketë bashkëpunim me Sali Berishën, të shpallur non grata nga SHBA.

Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ai e ka futur Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombëtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës.