Beyer: Bullgaria të zhbllokojë procesin e integrimit të Shqipërisë, situatë e turpshme

Raportuesit për Shqipërinë në CDU-në gjermane, Peter Beyer gjatë një konference për shtyp u shpreh se janë për tu përshëndetur hapat e Shqipërisë drejt integrimit.

Ai i bëri thirrje Bullgarisë që të zhbllokojë situatën për vendin tonë dhe shtoi se nëse nuk ndodh kjo, të ndahet rruga e vendit tonë nga ajo e Maqedonisë.

Beyer: Përshëndesim hapat e arrira deri tani nga Shqipëria. Kemi një situatë të turpshme për BE në atë që po ndodh me Bullgarinë. Shqipëria s’duhet të vuaj në këtë proces, ka ardhur momenti të zhbllokohet kjo situatë dhe për këtë i bëj thirrje Bullgarisë të tërheqë këtë bllokadë. Të ndajmë rrugën e Shqipërisë nga ajo e Maqedonisë.