Beyer: E mbështesim Ballkanin e Hapur nëse bëhet sipas “Berlinit”, Lavrov s’ka punë të përzihet

Raportuesit për Shqipërinë në CDU-në gjermane, Peter Beyer gjatë një konference për shtyp komentoi edhe situatën e krijuar së fundmi me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov si dhe Ballkanin e Hapur.

Ai theksoi se nisma Ballkani i Hapur nëse bëhet me transparencë me një thelb të qartë dhe pozita të barabarta mund të sjellë përparim pasi bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal.

Ndërkohë, duke komentuar deklarata e ministrit të jashtëm rus Lavrov, ai tha se Rusia nuk duhet të përzihet në çështjet që nuk i takojnë asaj.

Beyer: Në bazë të bisedave të mia jo vetëm gjatë ditëve të fundit në Tiranë, por edhe gjatë bisedave me miqtë e mi përtej atlantikut mendoj se nëse nisma Ballkani i Hapur bëhet me transparencë me një thelb të qartë dhe pozita të barabarta mund të sjellë përparim pasi bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, kjo është një gjë që ne duam ta mbështesim gjithmonë nëse zhvillohet në mënyrën e duhur në vijimësi si të Procesit të Berlinit. Mendoj se është më mirë të jesh brenda procesit sesa jashtë, asnjë vend nuk duhet që të dominojë procesin e Ballkanit të Hapur, vendet duhet të jenë në pozita të barabarta. Rusia nuk duhet të përzihet në çështjet që nuk i takojnë asaj.