I vihet zjarri zyrës së noterit që akuzohet për tjetërsimin e lulishtes në Sarandë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 6 Qershor 2022, 08:12
Gjatë orëve të para të mëngjesit i është vënë zjarri zyrës së noterit Aleko Anagnosti, në Sarandë.
Persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin zyrës së noterisë që ndodhet në qendër të qytetit.
Aleko Anagnosti, me urdhër të Prokurorisë së Sarandës, është arrestuar qysh prej 1 qershorit të këtij viti që akuzhet se tjetërsoi 10 mijë metra lulishte duke e kthyer në shesh ndërtimi.
"Më 06.06.2022, në lagjen nr.1 Sarandw, ka rënë zjarr në zyrën e shtetasit A. A., ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", njofton Policia e Shtetit.
Dy ditë më parë Gjykata caktoi masën "arrest në burg" me afat 45 ditë.
