Sarandë/ Digjet zyra e noterit të arrestuar për tjetërsimin e lulishtes, vidhen provat e vjedhjes së pronave

Dokumentet në zyrën e noterit Aleko Anagnosti u vodhën dhe disa të tjera u dogjën vetëm 5 ditë pas arrestimit të tij si i përfshirë në një skemë të tjetërsimit të pronave në bregdet.

Persona ende të paidentifikuar u futën aty pas mesnate, pasi shqyen derën e zyrës që ndodhet në lagjen numër 1 të qytetit.

Fillimisht mësohet se kanë kontrolluar dokumentet, dhe besohet se mund të ketë marrë disa prej tyre, ndërsa të tjerave u vunë flakën.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Dyshimet janë se qëllimi ka qenë zhdukja e provave dhe kontratave të hartuara nga noteri i vënë i dyshuar për falsifikime.

Mbetet e paqartë nëse synimi kanë qenë dokumente që lidhen me tjetërsimin e lulishtjes 10 mijë metra katror, për të cilën janë nën hetim 10 persona apo çështje të tjera.

Shkresat që nuk u bënë punë hajdutëve dhe I shpëtuan zjarrit , u sekuestruan nga Prokuroria e Sarandës.

Zyra e noterit Aleko Anagnosti ndodhet në një zonë të monitoruar nga shumë kamera sigurie. Pamjet e tyre janë sekuestruar nga policia për të rënë në gjurmët e autorëve, por deri më tani ata janë të lirë.

Skandali i përsëritur i noterëve të përfshirë në tjetërsimin e pronave në Sarandë, detyroi dhe reagimin e Ministrisë së Drejtësisë që vendosi autidim për të gjitha  zyrat noteriale në qytet për praktikat e shitblerjes së pronave.

Aleko Anagnosti u la në burg nga gjukata e Sarandës pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh mbi bazën e të cilave u tjetësua mbi 10 mijë metra katror tokë pranë bregdetit.

Skema e vjedhjes së tokës shtet ishte organizuar e gjitha në zyrat e Shtetit dhe në krye ishte ish-kryetari i PS, ish-drejtor i Kadastrës së Sarandës, Ardian Kola.

Në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë dhe biznesmenë ata tjetërsuan lulishten në trual për ndërtime.