Shkodër, në pedonale për shëtitje por bëjnë aksidente. Zbuloni pse

Pedonalja e Shkodres kthehet në burim aksidentesh. Me dhjetra qytetarë prej orëve të para të mëngjesit janë rrëzuar në sheshin përpara bashkisë Shkodër.

Shkak janë bërë lulet e blirit të rëna në tokë që kanë krijuar një shtresë të rrëshqitshme.

Autoambulanca kreu transportimin në spital të një gruaje të lënduar ndërsa janë mbi 10 qytetarë që janë rrëzuar në këtë zonë kryesisht gjatë lëvizjeve me biçikletë por edhe në këmbë.