I dënuari me 10 vite burg në kërkim dhe për korupsion, 45 vjeçari arrestohet në Qerret

Një 45 vjeçar është arrestuar në fshatin Qerret, Kavajë pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, me vendimin e datës 18.12.2018, e ka dënuar Alfred Mikelin me 10 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

“Gjithashtu, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me vendimin e datës 06.01.2022, ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” informoi sot policia e Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Alfred Mikeli, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shuma parash, dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara dhe dy aparate celulare.

Operacioni për arrestimin e 45 vjeçarit banues në Tiranë u kodua “Last Move” (Lëvizja e fundit)

I dënuari me 10 vite burg në kërkim dhe për korupsion, 45