Open Balkan në Ohër me 4 marrëveshje, merr pjesë edhe Mali i Zi, Kosova refuzon
Në takimin e Ohrit me 7-8 qershor, liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi do të firmosin një marrëveshje dhe 3 memorandume bashkëpunimi mes tre vendeve.
Rama, Vuçic dhe Kovaçeski kanë rënë dakord për njohjen reciproke të diplomave dhe gradave shkencore në fushën e arsimit.
Ndërsa ministrat përkatëse të Tiranës, Beogradit dhe Shkupit do të firmosin memorandumet në fushën e turizmit, kulturës dhe administratës tatimore.
Përvecc pranisë së eurokomisionerit Oliver Varherly, Risia e kësaj mbledhje do të jetë pjesëmarrja e Malit të Zi në këtë nisëm, pasi kryeministri shqiptaro-malazez Dritan Abazoviç e ka konfirmuar mbështetjen për Open Ballkan, të iniciuar nga Vuçic-Rama.
Kundër kryeministrit të tij është pozicionuar Presidenti malazez Dukanovic me argumentin se kjo nisëm u lançua në një moment depresioni dhe paqartësie të BE ndaj Ballkanit perëndimor.
Kosova dhe Bosnja-Hercegovina janë dy shtetet që nuk i janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve të Shqipërisë dhe Serbisë për t’u bërë pjesë e këtij projekti rajonal.
Sipas Prishtinës Ballkani i Hapur është një nismë që i shërben vetëm Beogradit dhe jo shqiptarëve.
Gjithashtu Rama-Vucic dhe Kovachevski kanë rënë dakord që në fillim të shtatorit, në Beograd, të organizojnë një panair turizmi, verërave dhe të specialiteteve të kuzhinës të rajonit.

