Salah tradhëton Liverpool. Te Barcelona falas në 2023-shin

"Mirror" zbulon shkakun e mungesës së një kontrate të re mes Salah dhe Liverpool. Egjiptiani planifikon të qëndrojë ne "Anfield" deri në fund të sezonit të ardhshëm, për t'u transferuar te Barcelona qe mund ta marrë me parametra zero.

Ky është plani që ka në kokë sulmuesi, të paktën sipas tabloidit britanik. Mes drejtuesve të klubit katalanas dhe Salah mendohet se ka pasur një takim duke rënë dakort që afrikani të bllokojë qëllimisht bisedimet për rinovimin e kontratës që janë bllokuar prej kohësh. 

Kjo konsiderohet një lëvizje jo fair play nga ana e sulmuesit të skuadrës së Klopp pasi me largimin e mundshëm të tij dhe Mane, "Të kuqtë" do të humbisnin një copë të madhe të peshës së sulmit.