Islanda nuk bën “ulje çmimi”, ndaj Shqipërisë kërkon fitoren me çdo kusht

Vetëm dy mungesa mund të ketë Islanda krahasuar me 11-ëshen e Izraelit. Mediat në vendin nordik bëjnë me dije se dy lojtarët ende në dyshim për trajnerin Arnar Vidarsson janë, Bjarnason në mbrojtje dhe Haraldsson në mesfushë.

Pjesa tjetër e skuadrës islandeze është e plotë dhe do të zbresë rregullisht në fushën e lojës të hënën në orën 20:45 për të sfiduar Shqipërinë në duelin e dytë të Ligës së Kombeve pas barazimit 2-2 në transfertën e Izraelit.

Ndërkohë, mesfushori i Venezias, Arnór Sigurðsson karikon skuadrën. Në një intervistë dhënë për televizionin shtetëror të Islandës, ai kërkon vetëm 3 pikë në mënyrë që Islanda të luftojë deri në fund për vendin e parë të grupit B2 që është edhe objektivi kryesor në këtë kompeticion.

Formacioni i mundshëm i Islandës;

4-3-3

Runarsson; Sampsted, Gretarsson, Magnusson, Olafsson; Helgason, Birkir Bjarnason, Thrandarson; Sigurdsson, Gudjohnsen, Thorsteinsson