Meta firmos dekretin e liron nga detyra, Bajram Begajt i hapet rruga për tu votuar si president
Nuk kishte asnjë dyshim. Siç shkruajti Ora News, presidenti i Republikës Ilir Meta nuk u bë pengesë për kandidaturën e Bajram Begajt.
Ligji për FA parashikon që ushtarakët duhet të japin dorëheqjen para se të emërohen apo zgjidhen. Pas pranimit të propozimit të kryeministrt Edi Rama mbrëmjen e 3 qershorit, Bajram Begaj duhej të jepte dorëheqjen nga posti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe dilte në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura për të vijuar procedurat e emërimit si president.
Kjo procedurë do të kryhej brenda pak orëve dhe dekretimi i lirimit nga detyra duhej të firmosej nga Presidenti aktual Ilir Meta, i cili ndodhej në Stamboll për një vizitë.
Firmosjen e dekretit e ka bërë në Ambasadën Shqiptare në Turqi mëson Ora News.
Ora 11:20 Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha në mbledhjen e grupit parlamentar se Gjeneral Bajram Begaj ka dorëzuar te ministri i Mbrojtjes dhe të Kryeministri kërkesën për dorëheqjen dhe pritej dekretimi i lirimit nga presidenti Ilir Meta. Ai u shpreh se shpresonte që Meta të mos e krijoje si beteje por gjithsesi i kanë marrë masat.
Taulant Balla: Është një aspekt i rëndësishëm por në legjislacionin përkatës ligji për forcat e armatosura parashikon që ushtarakët duhet të japin dorëheqje dhe duhet të lirohen përpara se të emërohen apo të zgjidhen dhe unë besoj që kjo procedurë do të përfshijë brenda minutave në vijim apo orëve në vijim edhe Presidentin e Republikës aktual dhe besoj që nuk do të jetë ndonjë betejë e radhës me presidentin aktual.
Megjithatë me kryetaren e Komisionit të çështjeve ligjore kemi menduar dhe zgjidhjen e nëse larg qoftë mund të na krijohet ndonjë ngërq me Presidentin e Republikës.
Ora 12:22 Burime për Ora News bënë me dije se Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk do të jetë pengesë për dhënien e dekretit që liron nga detyra shefin e Shtabit te Pergjithshem të Forcave të Armatosura Bajram Begaj.
Ora 12:41 Zedhenesi i shtypit i presidentit permes një deklarate për median njofton se Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.
Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi.
Ora 14:30 Në facebook e zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi u publikua videoja ku Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta firmos dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Bega.
Firmosja u be ne Stamboll ku dhe Meta ndodhet për vizitë.
Kandidatura e Gjeneral major Bajram Begaj ka marrë mbështetjen zyrtare të 37 deputetëve të Partisë Socialiste përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.
Ora 16:00 Kandidatura do të kalojë për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve
Ora 18:00 Kuvendi mblidhet në raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit.Votimi sot në raundin e katërt është i fshehtë. Ne tre raundet e para nuk u dha asnjë emër si kandidat.

