Iku treni këtu u bë mavri! Vlonjatët nostaligjikë për hekurudhën

Treni mbetet nostalgjia e qytetarëve vlonjat por ndërkohë do ishte një zgjidhje shumë e mirë transporti dhe më pak e kushtueshme në këto kohë krize dhe çmimesh të larta. Por teksa qytetarët thonë se hekurudha do të ishte një zgjidhje e mirë, ajo tanimë është shkatërruar më Vlorë.

Dikur ndalonte treni. Natyra tanimë ka bërë punën e saj. Shinat janë mbuluar me barishte.

Banorët e lagjes "24 Maji" në Vlorë, kanë nostalgji për kohën kur aty ndalonte treni, pasi edhe zona ishte më e zhvilluar.

"Iku treni këtu u bë mavri" thotë një qytetare.

Por teksa çmimet janë ngritur, dhe kriza ekonomike nuk dihet sa do zgjasë, qytetarët thonë se ky mjet transporti do të ishte zgjidhje ideale për ta.

"I mungon shumë. E gjithë zona u bë e shkretë"

Kostot e transportit do të ishin disa herë më të ulëta nëse do të funksiononte hekurudha, që tanimë ka dalë jashtë funksionit.

"Tani që u ngritën dhe çmimet e karburante. Kisha një të sëmurë në Tiranë por nuk shkoj dot se nuk e përballoj" thonë banorët.

Treni shkonte në Vlorë deri në vitin 2003, pas asaj kohë e deri më tani asnjë linjë udhëtarësh nuk ka funksionuar.