Dy të arrestuar për grabitjen e bankës në Koplik

Dy të rinj u arrestuan për  grabitjen e filialit të bankës të ndodhur pak javë më parë në Koplik.

Dy të rinjtë janë nga Malsia e Madhe.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Burime policore bëjnë me dije se ato janë vënë në pranga si autorë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në qendër të Koplikut.

Ende nuk bëhet me dije identiteti tyre, pasi po kryhen veprimet proceduriale nga policia.

Grabitja ndodhi më 9 maj të këtij viti, rreth mesditës ku autorët nën kërcëniumin e armës u kërkuan paratë punonjësve të bankës.

Pas ngjarjes, makina tip Volswagen Golf që u përdor nga autorët, u gjet e djegur në periferi të qytetit.