Socialistët dorëzojnë në Kuvend kandidaturën e Bajram Begajt. U firmos nga 37 deputetë

Kandidatura e gjeneralit Bajram Begaj ka marrë mbështetjen zyrtare të 37 deputetëve të Partisë Socialiste përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama

Pas mbledhjes në kryesinë e kuvendit paraditen e të shtunës, (4 qershor) grupi i PS i ka propozuar zyrtarisht parlamentit emrin e Bajram Begajt për tu emëruar në krye të shtetit shqiptar.

Kryeministri Edi Rama e argumentoi përzgjedhjen e ushtarakut 55-vjeçar me faktin se Shqipërisë i duhet një president gjithëpërfshirës, për çka kreu i mazhorancës duket se ka sakrifikuar edhe emra si ai i Fatos Nanos.

Edi Rama: "Patëm tre drejtime të përcaktuara prej profileve të propozimeve të bëra. Njëri drejtim ishte i të vet propozuarve këtu në grup, i cili u përjashtua menjëherë. E kemi thënë publikisht që në krye të herës. Nuk do të kishim një kandidat nga grupi parlamentar i PS-së. Drejtimi i dytë ishte për ato që kanë pasur një kontribut në PS. Që nga ish kryetari i PS Fatos Nano.

Ne pamë të arsyeshme që edhe këtë drejtim ta përjashtojmë nga mundësia e përfshirjes në përzgjedhje. Kjo pasi PS ka barrën që të jetë partia e të gjithëve. Kështu u fokusuam tek drejtimi i tretë, ku grupi kishte vënë në dispozicion 26 kandidatura gra dhe burra të nderuar."

Nga ana tjetër kreu i grupit të PS, Taulant Balla theksoi se Bajram Begaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra në forcat e armatosura për të vijuar procedurat e emërimit si President.

Taulant BallaËshtë një aspekt i rëndësishëm por në legjislacionin përkatës ligji për forcat e armatosura parashikon që ushtarakët duhet të japin dorëheqje dhe duhet të lirohen përpara se të emërohen apo të zgjidhen dhe unë besoj që kjo procedurë do të përfshijë brenda minutave në vijim apo orëve në vijim edhe Presidentin e Republikës aktual dhe besoj që nuk do të jetë ndonjë betejë e radhës me presidentin aktual.

Deputetët firmëtarë për kandidaturën e presidentit

1- Edi Rama
2-  Taulant Balla
3- Lindita Nikolla
4- Arben Ahmetaj
5- Xhemal Qefalija
6- Antoneta Dhimaj
7- Ilirjan Pendavinji
8- Rrahman Rraja
9- Niko Peleshi
10- Desantil Tahiraj
11- Kotiana Piro
12- Pandeli Majko
13- Petro Koçi
14- Bardhyl Kollçaku
15- Luan Duzha
16- Fadil Nasufi
17- Ismet Beqiraj
18- Tatjana Piro
19- Hatixhe Konomi
20- Elisa Spiropali
21- Ilir Ndraxhi
22- Klevis Xhoxhi
23- Eduard Ndreca
24- Denis Deliu
25- Klodjana Spahiu
26- Florenc Spaho
27- Edona Bilali
28- Etjen Xhafaj
29- Pranvera Resulaj
30- Arben Pellumbi
31- Ornaldo Rakipi
32- Jurgis Çyrbja
33- Niko Kuri
34- Vullnet Sina
35- Laert Duraj
36- Eduard Shalsi
37- Besjan Ajazi

Dokumenta bashkëngjitur