Pogradec/ Dhunuan punonjësit e policisë dhe dëmtuan portën kryesore të Komisariatit, vihen në pranga dy vëllezërit

Është bërë arrestimi i dy vëllezërve në Pogradec pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, dëmtuan portën kryesore të Komisariatit të Policisë Pogradec dhe disa orendi në dhomat e shoqërimit.

Mbrëmjen e djeshme shtetasi A. M., duke qenë në gjendje të dehur, ka fyer dhe ofenduar punonjësit e Policisë së Rendit, të cilët ishin duke patrulluar në këtë zonë. Në momentin e shoqërimit nga policia ai nuk i është bindur udhërit të policisë.

Më pas në ambientet e Komisariatit është paraqitur vëllai i tij, i cili gjithashtu në gjendje të dehur, ka dëmtuar portën hyrëse të Komisariatit, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit, dhe në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin A. M., kanë dëmtuar orendi të tjera (tavolina dhe karrige) në dhomat e shoqërimit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Shkatërrimi i pronës", të kryera në bashkëpunim.