Në Shkodër ka entuziazëm dhe mendojnë për Europën. Josa shpërndan meritat (Video)

“Suksesin në Kupë ua dedikoj edhe paraardhësve të mi, Brdaric dhe Plori”. Është altruist Mirel Josa në shpërndarjen e meritave pas fitores në finalen e Kupës së Shqipërisë ku Vllaznia fitoi trofeun e tetë në histori dhe të dytin rresht.

Pas mbërritjes në Shkodër ku u prit nga tifozët e kryeqëndrës së veriut, trajneri kryeqytetas theksoi gjithashtu se presidenca ka një meritë të madhe për këtë trofe pasi ka shpresuar dhe investuar shumë te kjo skuadër.

“Do te jemi në tension gjatë gjithë preriudhës së verës për shkak të pjesëmarrjes në Europë. Punën do ta nisim gjatë ditëve të ardhshme dhe duhet të shikojmë përpara”.

I lumtur për suksesin u shpreh edhe presidenti Alban Xhaferri, ndërsa autori i golit të dytë, Mevlan Adili theksoi:

“Është një qytet entuziast. Çdo vit emocionet që përjetoj këtu janë edhe më të mëdha dhe për këtë jam shumë i lumtur”.