Vllaznia e mbyll me Kupë dhe Europë, Laçi humbet, Kukësi mbetet "thatë"

Vllaznia i bën dy rresht. Mirel Josa ruan trendin e shkodranëve me një kupë tjetër, e dyta në po kaq sezone dhe e teta ne total për klubin më të vjetër të Shqipërisë. 

Ndeshje spektakli në "Air Albania" mes dy kolegëve Duro e Josa ku në fund të 120 minutave buzëqeshi drejtuesi i stolit shkodran, i cili si për ironi e kualifikoi deri në gjysmëfinale skuadrën kurbinase. 

Vllaznia e mbyll me Kupë dhe Europë, Laçi humbet, Kukësi

Ndeshja nisi e vrullshme me një gol të Guindos por ndërrimi i Josës edhe pse i detyruar për Da Silvan, rezultoi i duhuri pasi Hoxhaj ishte njeriu që riktheu qetësinë për kuqeblutë.

Vllaznia e mbyll me Kupë dhe Europë, Laçi humbet, Kukësi


Në shtesën e parë të ndeshjes ishte Mevlan Adili qe i dhuroi lavdinë dhe Europën, Vllaznisë dhe dënoi Laçin bashkë me Kukësin që për të dytin sezon rresht do t'i mungojë Europës. 

Vllaznia e mbyll me Kupë dhe Europë, Laçi humbet, Kukësi

Kjo është finalja e dytë e humbur për Laçin në 4 të zhvilluara në total.