“Im atë s'bëri kurrë kompromis për Familjen, Zotin e Atdheun!” Dy fjalë lamtumire të djalit për Nishanin: Zotit i shtohet një ëngjëll në parajsë!

“Im atë nuk bënte kurrë kompromis për tre  gjëra. Për familjen, Zotin e Atdheun!” tha Ersi, djali i presidentit Bujar Nishani në fjalimin e lamtumirës që u mbajt në varrezat e Sharrës.

E ndërsa u përpoq të ishte i fortë për të nderuar figurën e të atit shtoi: “Familja jonë sot i jep lamtumirë busullës së saj drejtuese. Kombi shqiptar i jep lamtumirën një shërbëtori të përulur. Zotit i shtohet një ëngjëll në parajsë. Lamtumirë baba, qoftë i lehtë dheu!”  

Presidenti Bujar Nishani u përcoll në banesë me një ceremoni shtetërore që u organizua në Presidencë ku dhe për dy orë personalitete të larta të vendit, Kosovës e Malit të Zi por dhe bashkëpunëtorë të tij e familjarë I dhanë lamtumirën.