Grabitja në Vermosh/ Hajdutët pasi vodhën dhe lidhën të moshuarit, ikën me makinën e parkuar në oborr
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2022, 11:10
Policia jep njoftimin zyrtar lidhur me grabitjen e ndodhur në banesën e të moshuarve.
Rreth orës 02.20, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, 2 persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit T. T., disa sende me vlerë dhe një shumë parash. Më pas, këta shtetas kanë marrë automjetin tip “Volksëagen” që ka qënë i parkuar në oborrin e banesës së shtetasit T. T. dhe janë larguar.
Grupi hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të saj.
