Shqiptarët e vrarë në Ekuador, shkak përplasjet për trafikun e drogës

Të paktën gjashtë shqiptarë janë vrarë vitet e fundit në qytetin Guayaquil të Ekuadorit si pasojë e luftës për trafikun e drogës. Mediat vendase fajësojnë luftën mes bandave të drogës për rritjen e kriminalitetit në vend. Sipas një zyrtari të policisë, në këtë luftë kanë hyrë vitet e fundit edhe grupet shqiptare. Hetimet kanë treguar se sasitë e mëdha të kokainës të kapura në kontejnerë bananesh në Durrës vitet e fundit janë dërgesa të këtyre grupeve.

Ekuador - Mediat vendase kanë dhënë alarmin për rritjen e kriminalitetit dhe të pasigurisë në Ekuador ccka e lidhin me trafikun e drogës dhe përplasjen mes bandave kriminale.

Një prej gazetave vendase në një analizë për situatën e sigurisë në vend citon Kolonelin në shërbimin pasiv të Forcave të Armatosura, Alberto Molina, icily thekson se rritja e vrasjeve ndodh në të njëjtën kohë që janë shtuar edhe rastet e trafikut të drogës ku implikohen gjithnjë e më shumë edhe shqiptarët.

Këtë vit, autoritetet kanë sekuestruar deri në 90 ton drogë, më shumë se dyfishi i vitit 2021. Sipas Molinës, në Ekuador ka banda kriminale si karteli Jalisco Nevv Generation dhe karteli Sinaloa, përveç mafias italiane, shqiptare dhe kineze. Gazeta vendase citon hetimet mediatike që sugjerojnë se Guayaquili është kthyer në qendër të konfrontimit mes bandave shqiptare që kërkojnë të kontrollojnë linjat e trafikut të kokainës.

Gjatë dekadës së fundit aty ka pasur të paktën gjashtë shqiptarë të ekzekutuar ndërsa të gjithë viktimat e atentateve kanë pasur lidhje me trafikun e drogës. E fundit nga këto ekzekutime ndodhi në një restorant në Guayaquil ku u qëllua bosi shqiptar i drogës Ergys Dashi.

Mediet shkruajnë se në qytetin port të Ekuadorit ka një luftë midis karteleve kolumbiane, meksikane, shqiptare dhe ruse që konkurrojnë për tregun fitimprurës evropian.

Mafia shqiptare kryesisht hyn në aleanca me kartelin Sinaloa, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Choneros, një bandë kriminale ekuadoriane që fajësohet për vrasjet në burgje. Roli I grupeve shqiptare sipas artikullit, shihet në dërgesat që shkojnë drejt Durrësit, ku në një prej rasteve është sekuestruar më shumë se një ton kokainë e fshehur në kuti bananesh.

Gazeta citon se droga që niset nga Guayaquil, zakonisht fshihet në kontejnerë pasi Ekuadori është një nga eksportuesit më të mëdhenj të bananeve në botë. Prania e shqiptarëve në Ekuador daton në fillim të viteve 2010 ndërsa shumica e tyre jetojnë në Guayaquil me identitete të rreme.

Ata janë tërhequr nga mundësia për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta me kartelet e Kolumbisë, Bolivisë, Venezuelës, me qëllim sigurimin e ngarkesave me droga të forta që trafikohen më pas në vendet e BE. Ekuadori është konsideruar si një vend i rrënuar nga korrupsioni, i cili u lejon anëtarëve të këtyre grupeve të blejnë dokumente të rreme, përfshirë edhe karta identiteti dhe pasaporta.

Në pesë vitet e fundit, në portin e Durrësit janë kapur më shumë se 10 ngarkesa me 50 deri në 620 kilogramë kokainë të fshehura kryesisht në kontejnerë bananesh. Për shumicën e këtyre rasteve të arrestuarit janë transportues të ngarkesave por organizatorët kanë arritur të shpëtojnë nga pëërballja me drejtësinë.

Shqiptarët e vrarë në Ekuador, shkak përplasjet për

Shqiptarët e vrarë në Ekuador, shkak përplasjet për